FMN: Nga COVID-19 dhe tërmeti, ekonomia e Shqipërisë do tkurret me 5% këtë vit! Italia do ketë pasoja më të rënda në Europë

14 Prill 2020, 16:27| Përditesimi: 14 Prill 2020, 21:58

  • Share

TIRANË- Sipas raportit ekonomik botëror të prillit 2020, të publikuar sot, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë që ekonomia e Shqipërisë do të pësojë një tkurrje në masën 5 për qind gjatë këtij viti si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe tërmetit të një viti më parë. Prognoza është në kundërshtim me atë të tetorit të vitit të kaluar, kur parashikohej që vendi ynë të kishte një rritje në masën 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por, vitin e ardhshëm, thekson FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit tonë mund të rritet në masën 8% krahasuar me 2020-ën. Sipas Fondit Monetar, e gjithë bota ka rënë në një recesion të thellë dhe dramatik. Ekonomia botërore do të tkurret me 3 për qind këtë vit. Italia është ndër vendet më të mëdha në zonën e euros, e cila do të vuajë më së shumti nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, me minus 9.1%.

Po sipas FMN, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të pësojnë një humbje të fortë, duke shkuar nga 2.3% rritje në 5.9% ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nga shtetet e tjera të rajonit Maqedonia do të tkurret me -4%, Bosnja -5 , Kosova me -5%, Mali i Zi me -9. Recesionin më të lehtë pritet ta ketë Serbia, që parashikohet të ketë një tkurrje prej 3%. Nga vendet e rajonit, Shqipëria pritet të ketë rimëkëmbjen më të lartë në 2021, ku vetëm ajo rezulton me një rritje prej 8%. Pas Shqipërisë renditen Kosova dhe serbia, me nga 7.5%.

Raporti Ekonomik Global prill 2020

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?