Raporti/ 89% e shqiptarëve shprehen se ka korrupsion në polici, por vetëm 6% prej tyre e kanë denoncuar! 57% mendojë se policia është e lidhur me krimin

29 Janar 2021, 16:54| Përditesimi: 29 Janar 2021, 17:01

  • Share

89% e qytetarëve të anketuar mendojnë se në policinë e shtetit ka korrupsion, por vetëm 6% e tyre e kanë denoncuar atë. Është ky rezultati i raportit të realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërveprim.

Të dhënat e studimit janë shqetësuese në perceptimin që publiku ka për lidhjen e punonjësve të policisë me njerëz nga bota e krimit, përfshirë këtu edhe krimin e organizuar. 57% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se ka punonjës policie të lidhur me grupet kriminale.

Ndërsa 61% e të anketuarve u shprehën se mendojnë se oficerët e policisë janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Publiku mendon se korrupsioni është përgjithësisht më i përhapur mes gradave më të larta sesa tek oficerët e rangut të ulët dhe të mesëm. Drejtoria e Antidrogës dhe Trafiqeve, Policinë Rrugore, Departamenti i Krimit Financiar dhe Policia e Kufirit dhe Migracionit renditen të parat nga publiku si më të korruptuarat në polici, ndërsa më e moderuar raportohet të jetë SHÇBA. Më shumë se 60% e të anketuarve nga sondazhi publik thanë se ryshfeti dhe favorizimet janë formë korrupsioni që ndodh shpesh ose shumë shpesh. Problematikë mbetet edhe abuzimi me fondet dhe manipulimi me provat. Po ashtu, ankesa ka edhe për ngritjen në detyrë në Polici të Shtetit dhe meritokracia. Gjysma e të anketuarve mendojnë se ndikimi i politikës në emërime është i madh.

  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavi: 29/01/2021 19:14

    Po po eshte e lidhur me krimin me drogen,dhe te gjtha dhojet e hajdutetise,korrupsionit.polict jo gjith jane shtresa me e ndyre e ketij populli,injorant,kapadaij,pa edukat jo te formuar profesionalisht,90 % fshatare pa fe karakterit.nuk njohin gje tjeter veç dhune e hajduteri kjo eshte policia Shqiptare.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/01/2021 17:37

    Nuk e di kush e ka krijuar kete institut dhe cfare statusi ka.Qe te jete me i besueshem jepni te pakten disa emra qe fshihen pas emertimit "instituti per demokraci dhe bashkeveprim".sa per konkluzionet e saj ,per mua jane vetem balte e ndyre ndaj policise.Nuk mund te pranoj kurre qe "policine eshte e lidhur me krimin".individ te vecante mund te kete,por te pergjithesosh se "policia eshte e lidhur..."e shnderron policine nje repart te organizuar te krimit dhe mafies.une do tu rekomandoj drejtuesve te policise qe kete konkluzion te denoncim ne ne prokurori dhe hartuesit e ketij konkluzion te japin shpjegoje para organeve te drejtesise-cilat jane argumentet dhe fakte e ketij istituti qe shnderrojne policine ne organ te lidhur me krimin"mjaft me me balte,te mbahet pergjegjesi per cfare vjellin keta institucioniste.

    Përgjigju
  • Loni: 29/01/2021 17:37

    E kalojne dot testin psikologjik ne ate digester!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?