Ranë pre e mashtrimit nga Call Center-at e Shqipërisë, 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO! Iu vodhën rreth 7 mln euro

2 Korrik 2023, 19:23| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 20:30

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023.

Në seancë do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal, të cilët ranë në pranga më 16 qershor 2023. Ata dyshohet se u kanë vjedhur shtetasve gjermanë rreth 7 milionë euro përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. SPAK ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

SPAK sekuestroi disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Po kështu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë ne sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Po ashtu të arrestuar janë edhe Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Emrat/ Gjermanët e thirrur nga GJKKO

  1. HERBERT ABERLE
  2. BÖTTCHER STEFAN
  3. CARLNA CHRISTINE BREUNIG
  4. MARCO BROGNO
  5. FRITZ, GEB. KAIHAMMER, ELISABETH
  6. GREINER PETER FRANZ KARL
  7. WOLFGANG ALEXANDER JOSEF HANUSCHICK
  8. GÜNTER HELD
  9. KLAUS KARL HORNER
  10. KRIEG, GEORG LORENZ
  11. MARKKU JUHANI LEPPANEN
  12. LEHMANN, LOTHAR,KARL,HERMANN
  13. MALINOWSKI FRANK
  14. PATRICK MILLER
  15. NEUKAM JOHANN, GEORG,
  16. FENDT, PETER
  17. PISCHL, GERHARD
  18. RUDOLF PROPRENTNER
  19. STEPHANIE, ULRIKE REIBOLD,
  20. JOACHIM HANS RINGEL
  21. HEINRICH, KARL SCHUSTER
  22. ROLAND, KLAUS SIHORSCH
  23. HANS STEER
  24. STEHLE-BABO, ROSEMARIE
  25. VAN DER MEER JENDRIK
  26. ULRIKE WEICHELT
  27. CLAUS BARIE
  28. JOACHIM BAUMANN
  29. TOBIAS FREYER,
  30. FREIDHELM JAHN, GUNTHER
  31. KLAUS FRIEDRICH
  32. MIRANDA OBEN
  33. WOLFANG SACHSE
  34. MAURIZIO SARTORI
  35. WALTER SCHEUERPFLUG
  36. GUENTER SCHULZ
  37. LUDWIG SONNTAG
  38. CLAUDIA STACH
  39. HILDE ÜBELHÖR
  40. PETER WEBER

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?