Ranë nga kategoria, tifozët hungarezë futën në fushë dhe godasin lojtarët e ekipit të tyre (VIDEO)

28 Qershor 2020, 09:45| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 09:51

  • Share

Klubi më i titulluar hungarez në 20 vitet e fundit, Debrecen, këtë sezon ka rënë nga elita kryesore pikërisht në ndeshjen e fundit të zhvilluar të shtunën kundër Paks-it.

Ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, por Debrecen-it i duhej një fitore me gola, për të kaluar Paks-in, gjë e cila nuk ndodhi. Kjo ka irrituar pamasë tifozët të cilët gjendeshin në stadium, të cilët menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit janë futur në fushë.

Disa prej tyre në shenjë revolte iu hiqnin bluzën lojtarëve, ndërsa gjërat kanë shkuar edhe më keq. Mjaft futbollistë janë goditur, ndër të cilët Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç, që dolën edhe me shenja.

Gjithsesi pas pak çastesh ndërhynë forcat e policisë të cilët bënë të mundur që situata të qetësohej.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?