GOLAT/ Ramosi dhuratë Barcelonës, katalanasit mundin Sevillan e marrin kryesimin në Spanjë! Dortmundi forcë e parë në Gjermani

30 Shtator 2023, 10:46| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 12:26

  • Share

Kur dhurata të vjen nga armiku i përbetuar. Barcelona me shumë vështirësi mundi mbrëmjen e djeshme Sevillan 1 me 0 dhe me 20 pikë u ngjit në vendin e parë në La Liga. Episodi që vendosi fatin e takimit ishte ai I minutës së 76-të kur Sergio Ramos legjenda e Real Madrid I rikthyer tek Sevilla shënoi në portën e tij. Sot në kuadër të javës së 8-të në Spanjë luhet Girona-Real Madrid ,sfidë që mund të zbresë katalanasit nga kreun.

Borussia Dortmund u nhjit përkohësisht në krye të Bundësligës gjermane. Verdhëzinjtë fituan 3-1 në transfertë ndaj Hoffenhaim dhe koleksionojnë 4 fitore e dy barazime në 6 ndeshje të luajtura. Për javën e 6-të në Gjermani sot spikat dueli Leipzig-Bayern MYnih.

Ndërsa Al Hilal kryeson në Arabinë Saudite atje ku kanë mbërritur shumë yje të futbollit. Al Hilal mundi 2-0 Al Shabab dhe kryeson në kuotën e 20 pikëve pas 8 ndeshjeve. Braziliani Neymar humbi një penallti ndërsa golat për kryesuesit u shënuan nga Kulibali dhe Mitrovic.

Al Nassr e Roanldos fitoi 2-1 në transfertë ndaj Al Tai dhe ngjitet në vend të katërt vetëm dy pikë larg kreut. Talisca dhe I zakonshmi Ronaldo me penallti ishin autorët e golave.

Përgatiti gazetari Andi Kapxhiu 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?