Ramazan Rraja

Ramazan Rraja kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, prej muajit prill i arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019

21 Qershor 2023, 13:41| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 13:46

  • Share

Ramazan Rrahja ankimon në Gjykatën e Lartë masën arrest me burg të vendosur ndaj tij nga gjykata e posacme në shkallën e parë dhe në Apel.

Rekursi i avokatëve është regjistruar në gjykatën e Lartë më 20 qershor.

Objekti i ankimit, është vlerësimi i ligjshmërisë së arrestimit më 19 prill 2023 ku të dyshuarit iu gjet edhe një armë pa leje në zonën e Krujës.

Rraja ishte shpallur në kërkim pasi SPAK pretendon se me kushëririn e tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në Durrës, kanë bashkëpunuar në atentatin ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagosën Landi Muharremi dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019.

Urdhërat e arrestit për disa nga bashkëpunëtorët u firmosën në 20 janar 2023.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët ishte arrestuar edhe në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?