RAMALLAH – OKB-ja paralajmëron kundër një konflikti tjetër në Gaza

12 Shkurt 2015, 22:10| Përditesimi:

  • Share

RAMALLAH (Territoret palestineze), 12 shkurt /ATSH-AFP/ - Një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi sot kundër një konflikti tjetër në Rripin e Gazës duke iu kërkuar izraelitëve të heqin bllokimin e vendosur në enklavë dhe palestinezëve të ndërpresin luftërat e brendshme.
Këto deklarata u bënë ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 705 milionë dollarë (621 milionë euro) shtesë për të ndihmuar Territoret palestineze dhe më me prioritet Gazën, shkatërruar nga 50 ditë luftë me Izraelin në verë të vitit 2014.
"Sot, gjërat nuk shkojnë mirë dhe ne jemi shumë të shqetësuar për perspektivën e një konflikti", deklaroi James Rawley, zyrtar i operacioneve humanitare të OKB-së në Territoret palestineze./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?