Rama-Erdogan: E fituat bastin për spitalin, por në Turqi janë të ndaluara me ligj! Shqiptarët nuk ju harrojnë tre momente mes jetës dhe vdekjes

20 Shkurt, 18:42| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me  presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa nënvizoi tre momente kyçe.

"Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin. Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.

E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari  që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm. Dhe ndërmorët iniciativën për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja. E treta, ne shqiptarët u ndjemë si peshku pa ujë kur bota u godit nga Koronavirusi dhe nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetën. Ka shumë për të thënë, por këto janë tre momentet mes jetës dhe vdekjes. Ju përmendët spitalin, po sot ai spital është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët, ku bashkëpunojnë një staf në spital mes mjekësh dhe shqiptarësh dhe turqish. Aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore, që është një tjetër reformë e sistemit tonë spitalor, që do e çoj vendin tonë në një tjetër pikë. Ne na vjen jashtëzakonisht mirë. Mezi presim të finalizohet dhe projekti që do të sjellë universitetin më të ri në Tiranë, që të aksesojmë një tjetër nivel arsimor".


Lajmi kryesor:

Rama në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona! Rrisim në 2 mld dollarë bashkëpunimin tregtar


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?