Ish krei i KQZ-së, Denar Biba dhe kryeministri Edi Rama

Rama zëvendëson një tjetër emër në ekipin e negociatorëve me BE, fut dhe ish-kreun e KQZ-së

9 Gusht 2022, 17:20| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 17:37

  • Share

TIRANË- Pasi largoi Zef Mazin dhe e zëvendësoi me Majlinda Dhukën në postin e kryenegociatores, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër zëvendësim në ekipin negociator me Bashkimin Evropian.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga ekipi negociator është larguar Juliana Latifi dhe është zëvendësuar me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba.

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të këshillit të ministrave, “për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të republikës së Shqipërisë në bashkimin evropian”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”, thuhet në vendim.

Vendimi i qeverisë u mor më 25 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qylafi: 09/08/2022 21:35

    Perseri hajduti i kqz del ne skene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?