Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç

Politikë

Rama, Zaev dhe Vuçiç bashkë për Forumin Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal: Ky është një Ballkan i ri, evropian

22 Korrik 2021, 10:01| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 10:28

  • Share

Gjatë paradites së sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim virtual homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet më 29 korrin në Shkup.

Lajmin e ka bërë me dije, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili publikoi edhe një fotografi nga takimi përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan ai.

Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në të cilin do të marrin pjesë vendet e rajonit, po organizohet në kuadër organizuar në kuadër të krijimin të “Mini Shengenit”, e nisur nga Kryeministri Rama, maqedonas dhe presidentit serb.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 22/07/2021 10:58

    U shit BE-a për Serbin FASHISTE, Bravo Tamoviç !

    Përgjigju
  • Tani: 22/07/2021 10:57

    Maqedonsi dhe Serbi ne zyre, ky lolua yne vari teneqen.

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/07/2021 10:55

    Ky i Uno e dorzoi edhe flamurin kombëtar dhe Ismail Qemalin në sfond, sepse Vucici nuk ia don…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?