Rama: Vuçiçin e kam mik, Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë

12 Tetor 2022, 17:40| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 21:53

  • Share

1665593927_WATERMARKREPORTtv.01214907.Still034.jpg

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tha se në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim.

Ai u shpreh Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë pasi nuk do të mund të mbijetonte ndryshe.

“Në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim. Kjo është situata, e dimë se ka mosdakordësi të thella me Serbinë. E them se presidenti serb është miku im ashtu sikurse  kam thënë, por nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur jen puna mbi sanksionet sepse nuk u mbijeton dot sanksionet. As nuk duam që të përfundojmë në një situatë ku Serbia shkon në krahët e Rusisë sepse ka shumë që e duan Rusinë në Serbi.

Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe jam 198 cm dhe kryeministër i një vendi të vogël, e nuk mendoj se Shqipëria ka kapacitetin për t’i thënë botës se çfarë bën. Prandaj në rrugëtimin tonë jemi shumë të angazhuar në aleancat perëndimore dhe jemi vendi më pro evropian e amerikanë dhe jemi dakord me të mëdhenjtë me çfarë bëjnë në panoramën evropiane. Prandaj nëse doni ta përjashtoni Rusisë, ta përjashtojmë”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?