Rama viziton rrugën bujqësore në Elbasan, vë duart në kokë nga përgjigjia e vajzës (VIDEO)

22 Shkurt 2020, 13:44| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 21:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim në Elbasan, rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Rruga është e amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, ishte kthyer në një pengesë serioze në transportin e produkteve bujqësore të fermerëve të zonës.

Në bisedë me fermerët e zonës, kryeministri theksoi se orientimi i duhur për të zhvilluar ekonominë e tyre personale dhe të zonës në tërësi është organizimi i fermerëve.

Gjatë vizitës ai ka takuar edhe banorët e zonës, ku mes tyre një vajzë e vogël në klasë të dytë i ka bërë të gjithë të qeshin.

E pyetur nga kryeministri Rama se si ishte më mësime, ajo është përgjigjur se është mirë.

"Po sa mirë?",  ka vijuar më tej kryeministri.

Vogëlushja ka thënë se është me katra.

Në atë moment Rama ka vënë duart në kokë duke thënë obobobo.

Të gjithë të pranishmit e kanë përcjellë këtë moment humori mes të qeshurave.

Kujtojmë që me rregullin e ri, cikli i ulet mësimor notën maksimale e ka 5.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermali: 22/02/2020 17:58

    Atij faqe Ziu i jane dashur t'i vihen prangat prej kohesh !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?