Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Erdogan

Ftesë nga Erdogan, Rama niset nesër për vizitë 2 ditore në Turqi

5 Janar 2021, 15:23| Përditesimi: 5 Janar 2021, 15:49

  • Share

TIRANË- Me ftesë të presidentit Erdogan, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Turqi.

Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave.

Brenda 5 muajve, kryeministri Rama po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 05/01/2021 17:47

    Evropa te na rruj bishtin.Edi Rama Turqia Rusia O K

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?