Rama në Kroaci! Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë! Bashkëpunim edhe në fushën e mjekësisë

2 Tetor 2023, 14:49| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 16:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur me ceremoni nga homologu i tij, Andrej Plenković. Delegacioni shqiptar ka nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë e Kroacisë, një për njohjen e pensioneve nga të cilat përfitojnë mbi 3000 shqiptarë që jetojnë atje, si edhe një marrëveshje në fushën e mjekësisë.

Ministri i Financave Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellët të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve. 

Formalizmi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrë lindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore.  Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. 

Ndërkohë, është nënshkruar edhe një plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026.

Ora 18:14
Rama në Kroaci pritet edhe nga presidenti, Zoran Milanoviç

Gjatë vizitës në Kroaci kryeministri Edi Rama u prit sot pasdite edhe nga presidenti, Zoran Milanoviç.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë pune në Kroaci, me ftesë të kryeministrit kroat. Fillimisht u mikprit në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Kroacisë Andrej Plenković. Takimi kokë më kokë me homologun kroat Plenković u pasua nga takimi bilateral mes dy delegacioneve dhe një konferencë për median.

 Në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkruan marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe atë të shëndetësisë.

Vitin  e kaluar shkëmbimi tregtar ka qenë rreth 170 milionë euro deklaroi Rama. 

Ora 16:25
Vizita e delegacionit shqiptar në Kroaci, nënshkruhet plani i ri i bashkëpunimit në shëndetësi

 

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga ministrja Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.

"Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë  në disa aspkete me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësdia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore. Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore. Znj. Koçiu dhe z. Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të si, shkëmbimi i infomacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturëes edukative për shëndetin në përputhe me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afat-shkurtëra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra;  trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci", njofton ministria.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jona: 02/10/2023 14:10

    Fale Rames kemi mardhenie te mire me cdo shtet te botes

    Përgjigju
  • Lola: 02/10/2023 14:07

    Dy lidera qe kane punuar shume per vendin e tyre

    Përgjigju
  • Lala: 02/10/2023 13:45

    Ceremoni pritjeje ashtu sic e meriton Rama

    Përgjigju
  • klodi: 02/10/2023 13:42

    respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?