Politikë

Rama, video-mesazh elektoratit gri: Kush s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë

18 Prill 2021, 09:15| Përditesimi: 18 Prill 2021, 09:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video-mesazh për elektoratin gri. Duke publikuar mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill, Rama thotë se ky mesazh është aktual dhe i vërtetë sa për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë.

"Mirëmëngjesi, kush i thotë vetes gri e s'di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë. Ditë të mbarë", shkruan Rama.

Me mesazhin e publikuar thuhet se çdo njeri nuk ka pse të jetë kundër diçkaje nga kokëfortësia, të harrojë tifozllëkun dhe të shikojë atë që jetesën e tij e bën shumë herë më të mirë.

"Unë jam kundër, gjithmonë kundër, anti-sistem. Jena shkodranë, nuk na duan, nuk ia vlen, veç ai, veç ato mos ta marrin, kokëfortësi. Gjithmonë kundër, po për Shkodrën, po për Shkodrën  a ke dashni? Shiko pragun ku ke lerë, si do të jetë mot? Mjaft mendove për të tjerë, e zeza t’zot. Tifozllëkun, indiferencën, largoji njëherë. E duam Shkodrën lacen më fort. Voto me nder" thuhet në video mesazh.

 

Komento

Komente

  • FATMIRI: 18/04/2021 10:44

    POPULL LESHI U KA MBETUR ORA NE VITIN 90 PSE SI KERKOJN LLOGARI BERISHES QE ME SHKODREN TALLI BYTHEN 30 VJET DHE I PERDOR EDHE SOT SI MISH PER TOP

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2021 09:37

    Ti do ta marresh se ska tjeter..Te favorizon kundershtari i dobet.. Shkodra dhe durresi qytetet me te medha te shqiperise e din ti ne dore kujt i ke lene.. Hajde mer frenat ne dore e beji punet e mira si ti din te besh.. Rrofte Shqiperia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?