Kryeministri, Edi Rama dhe presidenti Bill Clinton

Rama uron për ditëlindje ish-presidentin Bill Clinton

19 Gusht 2023, 17:18| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 17:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish presidentit amerikan Bill Clinton, përmes një fotografie të realizuar në zyrën e tij një muaj më parë, ku e priti si mysafir.

“Gëzuar ditëlindjen President”, shkruan Rama, ndërsa ndan foton ku Clinton shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lindur më 19 gusht 1946 dhe sot feston ditëlindjen e 77-të.

Një muaj më parë, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë dhe ardhja e tij ishte historike. Gjatë kësaj vizite Clinton u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit, e në këtë rast nga Edi Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sunny tirana: 19/08/2023 18:54

    Gezuar ditelindjen, or mik. Jete te gjate!

    Përgjigju
  • Blerti: 19/08/2023 18:33

    Urimet me te medhaja per ju Bill! Gezuar ditelindjen

    Përgjigju
  • Soni: 19/08/2023 18:32

    Urimet me te mira

    Përgjigju
  • Dori: 19/08/2023 18:31

    100 vite te lumtura

    Përgjigju
  • Titi: 19/08/2023 18:21

    Nje urim me te vertet i merituar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?