Fotoja e një foshnje

Kronikë

Rama: 23 342 fëmijë kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, erdhën në jetë bashkë me bonusin e bebes

14 Gusht 2021, 08:22| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 09:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes.

Me një fotografi të një foshnje të vogël, kryeministri theksoi se prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Me këtë lajm të bukur, Rama i ka uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?