Rama uron komunitetin hebre: Historia mes dy popujve tanë, respekt i ndërsjelltë

15 Shtator 2023, 16:26| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 21:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre në mbarë botën për Vitin e Ri Hebre. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka sjellë në kujtesë lidhjen e veçantë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Kreu i qeverisë shkruan se është i privilegjuar që ka kontribuuar gjatë këtyre viteve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë mes popullit hebre dhe shqiptar.

Historja jonë e përbashkët është dëshmi e unitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Gjatë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre. Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes tonë.

Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme, nga tregtia e deri te kultura ka pasuruar dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin.

Teksa mblidhemi me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të bekuar për një vit të mbarë. Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e veçantë midis dy popujve tanë dhe të punojmë për një botë në paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Kryeministri Edi Rama në urimin e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?