Kryeministri Edi Rama, ka uruar 85-vjetorin e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin ndaj tij për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe .
Ai ka shtuar se përmes Kadares ai ka dashuruar edhe më shumë gjuhën e hatashme, siç shkruan ai, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare.
Rama ka shkruar se po të mos ekzistonte Kadareja ai nuk do të kishte realizuat kurrë takimin mahnitës me letërsinë duke u njohur me gjeniun vullkanik të poezisë ruse Vladimir Majakovskin.
“Kadare - ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve... Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!”
“Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare”, ka shkruar ai.
Lajmi kryesor:
Sot Ismail Kadare mbush 85 vjeç! Rama: Mirënjohës për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe! Meta: Shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit të kombit
J.GJ./ReportTv.al