Edi Rama dhe Eni Vasili

Politikë

Rama uron Eni Vasilin për shtatzëninë: Të pata zili kur dëgjova se i ke binjake dhe vajza

2 Prill 2021, 07:47| Përditesimi: 2 Prill 2021, 08:03

  • Share

I ftuar në “Open” kryeministri Edi Rama ka uruar drejtuesen e emisionit Eni Vasili, për shtatzëninë.

Rama u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, megjithatë i uroi më të mirat. Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël.

“1 prill, 8 vite më parë firmosej një koalicion i rëndësishëm që solli 1 milionë vota, sot jeni vetëm”, e nisi emisionin moderatorja.

Por Rama gjeti rastin për ta uruar Vasilin për pritjen e saj.

Doja të të uroja për pritjen, të pata shumë zili kur mora vesh që ke 2, dhe akoma më shumë kur ke 2 vajza binjake. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit, dhe fakti që unë jam vetëm është gënjeshtër e 1 prillit se besoj se jam jo vetëm me partinë më të madhe të shqiptarëve por edhe me shumicën e shqiptarëve”, tha Rama.

Rama: Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.

Vasili: Është e vërtetë.

Rama: Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit.

Eni Vasili: Jo! Dhe jam shumë e lumtur për këtë. Faleminmderit për urimet!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?