Kryeministri Edi Rama

Me ftesë të Macron, Rama udhëton nesër drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris! S'do jetë i pranishëm në seancën plenare

8 Nëntor 2023, 19:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 22:06

  • Share

Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare që do të zhvillohen nesër dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi i Paqes në Paris, do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor, ku do të diskutohen mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 09/11/2023 06:28

    Me që je anej e tmos bosh 2 rrug,mer ene aty nja 3000 Afrikan më se gjynof Macron. Të rrespektoi të foli ene 2 llafe shqip kur erdh ktu. Nimo ene kto të shkretët ti pastrrosh Parisin nga përdhunusit,hajdutët e kri*minelët

    Përgjigju
  • Edin: 08/11/2023 23:55

    Ça kontrate ka me u firmos ket here?

    Përgjigju
    • Emir: 09/11/2023 02:44

      Per ça duhet konkrata?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?