Kryeministri Edi Rama

Rama thumba opozitës: O Zot sa shumë kemi bërë, por do ishim ngjitur shumë larg nëse do ishin çuar dëm në të shkuarën

18 Dhjetor 2020, 19:50| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 20:04

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotografik me disa nga punët kryesore të bërë përgjatë viteve në qeveri ku i ka shoqëruar edhe më një mesazh.

Në këtë mesazh, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe thumbat për kundërshtarët politik. Rama thotë se janë bërë shumë punë, por më shumë do ishin bërë nëse nuk do të ishte për kohën e humbur nga qeveria paraardhëse.

"Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart... Por tërë ajo kohë e ikur nuk kthehet më, tani rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim", shkruan Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?