Rama takon reporteren e PE-së për Shqipërinë, Spiropali: Diskutuam për anti-KÇK-në, reformën zgjedhore dhe integrimin

20 Shkurt 2020, 09:28| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 13:45

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama takoi sot raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabelle Santos. Pas takimit ministrja Spiropali shkruan se ishte tejet konstruktiv. "Shprehëm falenderimet tona më të ngrohta për solidaritetin, besimin dhe mbështetjen financiare të jashtëzakonshme nga komuniteti evropian në Konferencën e Donatorëve" thotë ajo.

Gjithashtu, Spiropali thotë se "Diskutuam mbi rezultatet konkrete që kemi arritur në përmbushjen e prioriteteve kyçe: Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nismat e fundit ligjore si antiKÇK, e duke vijuar me rëndësinë e dialogut mbi reformën zgjedhore si dhe përgjegjësinë e lartë që ka qeveria për të qëndruar në lartësinë e sfidës së procesit të integrimit" shkruan ministrja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?