Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak nga biseda që ai ka zhvilluar me Papa Fraçeskun në Vatikan. Rama shkruan se Papa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë jo vetëm si model i solidariteti njerëzor por edhe si faktor paqe në rajon.
“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama.
Gjithashtu mësohet se Papa ka përshëndetur bashkëpunimin mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë.
Lajmi kryesor: