Mbreti spanjoll Felipe VI dhe kryeministri Edi Rama

Rama takohet me mbretin e Spanjës Felipe VI në panairin global të turizmit: Shqipëria gëzon një vëmendje të veçantë si surpriza befasuese

24 Janar, 14:54| Përditesimi: 24 Janar, 15:21

  • Share

SPANJË- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë 2 ditore në Madrid është takuar sot me mbretin spanjoll Felipe VI. Nëpërmjet disa fotove të publikuara në facebook, Rama shkruan se pas takimit me mbretin është takuar edhe me investitorë dhe operatorë turistikë në panairin e turizmit ku Shqipëria ka një vëmendje të veçantë si vendi surprizë për sezonin e kaluar.

“Madrid, Spanjë - Me Mbretin Felipe VI dhe më pas me investitorë e operatorë turistikë, në panairin global të turizmit “FITUR Madrid”, ku Shqipëria gëzon një vëmendje të veçantë si supriza befasuese e sezonit të kaluar”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme, kreu i ekzekutivit, u prit nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?