Rama takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson

28 Shkurt 2022, 20:18| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 20:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto bashkë me Johnson.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër, ku ka marrë pjesë në Samitin e pestë të BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Selinë e  BERZH-it në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

Qëllimi i këtij Samiti është të evidentojë mundësitë për investime dhe biznes në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.


Lajmi kryesor:

Samiti i BERZH-it në Londër, Rama: Energjia prioriteti ynë, do të bëhemi të pavarur! Turizmi pika jonë e fortë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?