Edi Rama dhe Janez Jansa

Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë: Diskutime mbi planin e investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor

24 Tetor 2020, 18:25| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 18:29

  • Share

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se në takimin me kryeministrin Janez Jansa u disktua plani i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në union.

Gjithashtu temë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi politik dhe ekonomik i vendeve të rajonit në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së BE-së, vitin e ardhshëm.

"Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm" - shkruan Rama në Facebook. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?