VIDEO/ Kurti erdhi me urgjencë, takim dy orë ‘kokë më kokë’ me Ramën te 'Vila 31' në Tiranë! Zbardhet fokusi i bisedës

13 Shtator 2022, 14:26| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 08:12

  • Share

TIRANË-  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti la Prishtinën me urgjencë për t'u takuar me kryemnistrin Edi Rama 'kokë më kokë' në 'Vilën 30' në Tiranë, takim që zgjati afro 2 orë. Takimi  u realizua larg vëmendjes së mediave, të cilat ishin aty në kohën, kur të dy Rama dhe Kurti po bisedonin. Edhe në largim të dy kryeministrat shqiptarë nuk folën për gazetarët, por u përshëndetën bashkë me një përqafim.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka sqaruar foksin e bisedës, e cila ishte përqëndruar tek sfida energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Pas Shqipërisë është Kosova ajo që pëson një sulm kibernetik, ku është rrëzuar sistemi telefonik. Një tjetër hapësirë diskutimi mund të ketë lidhje me qëndrimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Europës më 12 Tetor, kundër raportit të Dick Martyt për krimet në territorin e Kosovës

Dhe po sot Vuciç ka dhënë një deklaratë politike në lidhje me Kosovën, që sipas tij, nuk do ta njoh atë derisa të ketë ndikim. Më herët mediat në Kosovë treguan se Albin Kurti ishte nisur me urgjencë nga Prishtina, duke lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilët po mbante në Kosovë.

Në këtë takim ndryshe nga kryeministri Rama që nuk shoqërohej nga asnjë Minsitër, Kurti shoqërohej nga ministri i Ekonomisë. Në takim mësohet se është diskutuar për Portin e Durrësit, si edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e 8-të e përbashkët me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje, mes tyre edhe ajo për financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë për lidhjen e Portit Romano në Durrës dhe Portit të Thatë në Prishtinë.

Ky takim i Ramës dhe Kurtit, vjen edhe pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.

1663073802_s.jpeg

Albin Kurti mbërrin në 'Vilën 31' në Tiranë

Ora 20:13
Takimi i Ramës me Albin Kurtin, qeveria e Kosovës: Në fokus të bisedës ishin sfidat energjetike

1663079898_Screenshot4.jpg

Qeveria e Kosovës ka reaguar për takimin e Albin Kurtit me kryeministrin Edi Rama. Zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu thotë se në fokus të bisedës ishte sfida energjetike.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”.

Ora 16:37
Takimi Kurti-Rama, zbardhet fokusi i bisedës, ja për çfarë folën në ‘Vilën 31’ në Tiranë

1663079898_Screenshot4.jpg

Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë. Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë, ndërsa gazetari i Report Tv, Ermal Qori  ka zbardhur edhe fokusin e bisedës. Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.

Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t, ku kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim më 12 tetor.

Ora 16:19
2 orë takim ‘kokë më kokë’ në ‘Vilën 31’ në Tiranë, Rama e Kurti e mbyllin me një përqafim (VIDEO)

 

Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në video vihet re se takimi është mbyllur me një përqafim mes Ramës dhe Kurtit. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 14/09/2022 11:08

    Ndarja dhe takimi me mediat me nje perqafim, eshte simbolike e deshiruar per afrim e bashkeveprim politike te dy shteteve dhe dy pjesve te kombit,andej e kendej Drini.

    Përgjigju
  • Or tej: 14/09/2022 07:34

    U poq mali me malin. Me nje cun ishalla qe ta kemi shtepi per pushke.

    Përgjigju
  • Mister: 13/09/2022 23:03

    Urgjenca, helikopteri, takimet me aleatet ne Prishtine para nisjes, se bashku me fytyrat e prera ne fotogramet e daljes nga vila qeveritare nuk jane ogur aspak i mire. Qeverite te dalin me ndonje shpjegim te hajrit…

    Përgjigju
  • Roni: 13/09/2022 19:14

    Shpresojme qe te merren vendime pozitive ne te mire te te dy vendeve

    Përgjigju
  • Berti: 13/09/2022 19:13

    Albin Kurti duhet te bashkepunoje me shume me Ramen

    Përgjigju
  • Petrit: 13/09/2022 18:46

    Besoj duhet te jen diskutuar gjera me rendesi per dy gendet tona, presim lajme te mira por e mira eshte qe ata diskutojn lidhur me ceshtjey qe na prekin ne me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Betim: 13/09/2022 18:45

    Duket qart qe marrdhenia mes dy kryeministrave tan eshte shume e ngusht dhe bashkpunimi e bisedimet lidhur me ceshtje e problematika te ndryshme jan ato qe e mbajn gjalle

    Përgjigju
  • Erik: 13/09/2022 18:00

    E paskan mbyt me komente pozitive patronazhistet e Rames kete lajm, i njejti/te njejtet qe komentojne ne faqen e tij ne Facebook me nje fjali statike, por me emra te ndryshem fallco. Nejse, duhet pak lluster pse jo. Ne takim po shoh zv/Kryeministrin Besnik Bislimi dhe jo Ministrin e Financave te Kosoves, por si po dalin te qeshur nga takimi mire jane punet se ne fillim u tremba se po na kercet lufta shume shpejt.

    Përgjigju
  • Olti: 13/09/2022 17:52

    Keto marreveshje mes dy qeverive sjellin shume permiresim dhe sidomos hekurudha tirane prishtine e cila do te na ndihmoje goxha shum

    Përgjigju
  • Ylli: 13/09/2022 17:48

    Kur egzistojn te tilla takime e realizohen keto marreveshje mes dy vendeve jemi te sigurt qe finalizimi do jet teper produktive

    Përgjigju
  • Melisa: 13/09/2022 17:17

    Shpresoj te shikojm akoma me shume bashkpunime me kosoven

    Përgjigju
  • Mira: 13/09/2022 17:14

    Sa mir qe po shohim se shqiperia dhe kosova po bashkpunoin kaq shume me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Vera: 13/09/2022 17:14

    Sa me shume bashkepunime dhe marreveshje qe do te jene fitimprurese per te dyja vendet

    Përgjigju
  • Mira: 13/09/2022 17:14

    BAshkpunime te tilla duhet te kemi me kosoven

    Përgjigju
  • Eva: 13/09/2022 17:13

    Sa me shume takime dhe biaeda te mbani aq me shume marreveshje do te lidhni me kosoven duke forcuar keshtu dhe marredheniet

    Përgjigju
  • mira: 13/09/2022 17:12

    Bashkpunimi shqiperi kosove duhet te vazhdoje ne kete menyre si tani sepse duhet ti tregoj gjithe botes qe dy vellezer shkojn shume mir me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Vani: 13/09/2022 17:11

    Bravo vazhdoni me kete dhoje marveshjesh sepse keshtu do ecin para dy shetetet tona

    Përgjigju
  • Elsa: 13/09/2022 17:10

    Sa mire qe vendi jone ka marrdhenie shumw te mira me kosoven

    Përgjigju
  • Beselidhja: 13/09/2022 17:09

    Mesa duket kete vjeshtë po na fryn tek dera , Kosova duhet të blejne armë sa të munden sepse kur ke arme siç kishte Enveri nuk ja mbante b**a askujt të talleshin! Pra Kosova duhet të beje Çfarë beri shoku Enver të bejne lekt gati dhe të blejne armet moderne pa arme jane kot! Lind pyetja Pse Kosova të mos perdori energjine berthamore dhe të kete stabilitet energjitik, prandaj Kosova duhet të bëhet një superfuqi berthamore për energjine nese amerika dhe nato pranojne ! Po ashtu Kosova të bëhet gati për 5% armatim të GDP ! Urime

    Përgjigju
    • Lui: 13/09/2022 18:44

      Ore tej, mbase nuk u dridhte Bashkimi Sovjetik atehere, por sidoqofte 4 nendetese ia morem..

    • Or tej: 13/09/2022 17:47

      U dridhte Bashkimi Sovjetik ne ate kohe or tej perpara popullit tone me kallashe made in polican.

  • Vani: 13/09/2022 17:01

    Kosova duhete te ndjeke vendimet e Rames edhe per te marre pjese tek open ballkan

    Përgjigju
  • Dori: 13/09/2022 17:00

    Pacim sa me shume bashkepunime me Kosoven

    Përgjigju
  • Simo: 13/09/2022 16:58

    Vetem me njeri tjetrin behemi me te forte????????????????

    Përgjigju
  • Torno: 13/09/2022 16:57

    Puna me e mire mes vellezerve behet kshu i pafshim perhere bashke dy liderat shqiptare

    Përgjigju
  • Shkerrdhatacioni: 13/09/2022 16:07

    Behet fjale per luften qe po afrohet ne Kosove. Me dashuri Shkerrdhatacion Pakaj

    Përgjigju
    • Shqiptaracion: 13/09/2022 16:52

      Dhente zoti ndez dhe njehere me serbet e ti zhdukim njehere e mire nga trojet shqiptare.

  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 14:47

    Vall per abetaren e perbashket Ky takim koke me koke dhe kaq "papritur"...nga vila qeveritare shqiptare 30 do dale ndonje derr ose dose me klysh te majme,nuk ka mundesi tjeter,dy langojte do ta çojne se sben.....

    Përgjigju
    • Mario: 13/09/2022 16:01

      Qe Albinit i eshte dashur te vije vete ne Tirane dhe mos ta bisedojne neper telefona cfare kane per te biseduar, duhet te jete dicka e rendesishme, sepse neper telefona sidoqofte pergjohen nga aktoret e huaj qe e dime kane nderhyre ne rrjetet elektronike.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?