Rama sulmon opozitën: Ne nuk jemi si ata, së shpejti Laçi do të ketë ujë pa pushim

21 Gusht 2020, 14:01| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 14:04

  • Share

TIRANE-Së shpejti Laçi do të ketë ujë pa pushim pas investimit që po realizohet në rrjetin e ri të ujësjellësit prej 45 km. Kryeministri Edi Rama thotë se ky është një tjetër rast që e dallon këtë qeveri nga e kaluara.

"Kantieri i ujit në Laç, investimi i parë qysh prej vitit 1981 mbi një infrastrukturë parahistorike të vitit 1965, e cila do të zëvendësohet tërësisht.

Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç'të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra!

Ndryshojnë pikërisht sepse nuk jemi të gjithë njësoj dhe pikërisht pse qeverisja e sotme nuk është njësoj me të mëparshmet edhe situata e furnizimit me ujë të Laçit, së shpejti nuk do të jetë njësoj.

Përkundrazi, do të jetë rrënjësisht e ndryshme, sepse kalvari i ujit edhe në Laç do të mbyllet përfundimisht dhe furnizimi do të jetë papushim. Nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë, nga shumë e shumë punët që vazhdojnë dhe që bëjnë dallimin e madh, çdo ditë, mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që duam" shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?