Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, për aq kohë sa BE ka zgjedhur t’i refuzojë ato.
“Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave ne do të shikojmë këtë qaje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Brenda shkurtit marrim vaksinat e tjera! Kontrata na ndalon t’i dhurojmë Kosovës, por 50 mjekë do vaksinohen në Shqipëri!
B.K.//ReportTv.al