Edi Rama

Një tjetër politikan non grata? Rama: S'e kam paralajmëruar, por kam kujtuar se politika amerikane s'është muhabet leku e byreku

3 Mars 2023, 15:18| Përditesimi: 4 Mars 2023, 09:26

  • Share

TIRANË- Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë u duk se paralajmëroi një tjetër politikan që mund të shpallet non grata, por sipas tij ai thjeshtë ka kujtuar së politika amerikanë nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se politika amerikane është qasje strategjike, që as varet e as ndryshon nga gjelat e katundit tonë politik.

’Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon!’- tha Rama.

Kujtojmë se para se Sali Berisha të futej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte po Rama i cili dy vite para e pyeste jo pa qëllim: "Sali me dash e kalon dot oqeanin".  Sali Berisha u shpall ‘Non Grata në 19 maj 2021, ku Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken me anë të një njoftimi shkruante “Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani ka sanksionuar deri tani 5 persona 'non grata' në Shqipëri, ish deputetin Aqif Rakipi, biznesmenin Ylli Ndoqi, ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, ish deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nikograta: 05/03/2023 05:16

    Po ju kurre e k

    Përgjigju
  • Jona: 03/03/2023 18:59

    berisha e meriton vertet te jete non grada ju keni shume te drejte

    Përgjigju
  • Reisi: 03/03/2023 17:09

    Mezi po pres ta degjoj se kush eshte tjeter non grada,mendoj se Likja se ska tjeter

    Përgjigju
  • Kevi: 03/03/2023 16:11

    Non grada ka mbaru pune me kohe

    Përgjigju
  • Joni: 03/03/2023 16:06

    Si prano asnje shtet kriminelat,edhe ne vendin tone se di si qendron

    Përgjigju
  • Goni: 03/03/2023 16:06

    Shume e sakt,ai kriminel Sali e meriton te mos e pranoj asnje shtet jo vetem amerika

    Përgjigju
  • Loni: 03/03/2023 15:59

    Po berisha kriminel,e meriton te jete nongrata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?