Rama sjell historinë e një nga të shëruarve me COVID: Po jetoj një jetë të dytë! Shërbimi mjekësor i mrekullueshëm...Si merret tamponi në shtëpi (VIDEO)

25 Nëntor 2020, 10:19| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 10:39

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me historinë e një prej triumfatorëve në betejën me COVID, historinë e Petrit Meçanit. "Po jetoj një jetë të dytë", shprehet ai në video, teksa nuk ka lënë pa falenderuar edhe heronjtë e këtyre ditëve, mjekët.

"Jam shtruar te Sanatoriumi në orën 1 të natës në spital dhe pavarësisht orës së vonë kishte një gatishmëri për t'u admiruar si në urgjencë edhe në pavion, më kanë shtruar më kanë bërë analizat e rastit dhe më është hapur kartela, shërbimi ishte i shkëlqyer, personeli i mjekëve dhe infermierë, njerëzor,  shumë të afërt në dispozicion të të gjithë pacientëve, ishte diçka e mrekullueshme, për t'u pasur zili. Ata qe e kanë kaluar këtë eksperiencë të vështirë, vetëm ata a e dinë se çfarë është COVID, njerëzit duhet të binden te ajo qe thonë specialistë, duhet të kuptojnë që marrja e masave është e domosdoshme, kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar spitalin, dhe një mirënjohjeje për Silvana Bala dhe Perlat Kapisyzi falë të cilëve unë e kam një jetë të dytë", tha ai.

Më herët, Rama ka sjellë edhe një video ku tregohet me detaje e gjithë procedura se si merret tamponi në shtëpi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 25/11/2020 17:56

    E fitoj vendin e punes nga Rama!

    Përgjigju
  • gret: 25/11/2020 12:09

    skender gega po niset per turqi, pse po niset kur ne jemi te specializiar?

    Përgjigju
  • Lona: 25/11/2020 11:01

    mire popaganda propagande po hunda e ketij zoteris jashte ky eshte mesazhi apo cfare mbuloningojen e humden jashte a pika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?