Foto ilustruese

'Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin shkurt, Rama: Jemi gati për të mirëpritur botën

16 Prill, 15:25| Përditesimi: 16 Prill, 17:41

  • Share

Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.

Në një reagim kryeministri Edi Rama, u shpreh krenar për këtë arritje të vendit.

“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.

 Statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2024 03:36

    Bota kerkon kushte,siguro kushtet pastaj prite boten dhe mos i beso shume rritjes se trafikut te pasagjereve, se shumicen i ke shqipo qe shkojne e vijne,nuk i ke turiste me te vertete te huaj.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 16/04/2024 17:44

    Prisni te huajt, dhe perzini Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?