Rama në Presidencë, takim 'kokë me kokë' me Begaj (VIDEO)

3 Tetor 2022, 11:13| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 15:04

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim 'kokë më kokë' në ambientet e Presidencës. Takimi i pa planfikuar ka zgjatur 30 minuta bisedime. 

Kryeministri Rama ka qenë në takimin me Presidentin e vendit i vetëm, i pa shoqëruar nga persona të kabinetit qeveritar. Ky është takimi i parë i Ramës dhe Begajt, që kur ky i fundit ka marrë detyrën si kreu i shtetit.

Ende nuk ka informacion zyrtar se cili ka qenë fokusi i bisedës, por ky takim vjen në një kohë kur PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa së shpejti do të vendoset edhe data se kur do të mbahen.

Momenti kur Rama mbërrin në Presidencë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/10/2022 12:58

    Takim për t’ia ngulur ndonjë thik pas shpine Kosovës…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?