Rama: Shkarkim kreut të KQZ e
kryebashkiakut të Mallakastrës

13 Nëntor 2017, 16:24| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Shefi i qeverisë u shpreh se ai preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi është dënuar nga gjykata në Itali.

Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer” tha Rama.

Rasti Kapllanaj, Grupi i PS: Të shkarkohet kryetari i KQZ
Gjatë mbledhje së sotme të Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, grupi i PS votoi pro propozimit të Kryetarit të grupit, Taulant Balla për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili akuzohet së është i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, Balla theksoi se jemi në kushtet kur, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit.

“Përmes veprimeve dhe mos veprimeve të tij, Zguri ka shtyrë sa kishte mundësi jetën politike të një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm dhe vetëm se ky i zgjedhur është i të njëjtit krah politik me të.

Shembull konkret i pa tolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit nga drejtuesi aktual i KQZ-së. KQZ është organi kompetent për dorëzimin, administrimi dhe verifikimin paraprak të të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të të zgjedhurve në organet e qeverisjes vendore”, theksoi Balla.

Më tej Balla tha se pas verifikimit të dhënave, është konfirmuar se dënimi me dy vite burg për vjedhje bën pjesë në ato dënime që e bën të papajtueshëm mandatin e fituar dhe se kryetari i KQZ-së nën urdhra politike nuk shqyrtoi brenda afatit këtë çështje.

“Nisur nga rregullorja e KQZ-ja, brenda 10 ditëve duhet të bënte shqyrtimin, kjo nuk ndodhi dhe kryetari i KQZ-së me bindje, me dashje, nën urdhra politik nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëve. Grupi Parlamentarë i PS-së ka mbledhur të gjithë procedurën ligjore dhe ka monitoruar këtë rast hap pas hapi nga dita e parë dhe deri më sot. Jemi në kushtet që një zyrtarë i lartë ne krye të KQZ-së shkel me dashje ligjin e Dekriminalizimit dhe ne për këtë duhet të marrim një vendimmarrje për këtë rast për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ-së nga detyra që mban”, përfundoi Balla.

VIDEO/Grupi i PS ka miratuar kërkesën e Taulant Ballës

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?