Rama i drejtohet me tone të ashpra Macron

Rama shfaqet i nervozuar pas takimit BE-Ballkani Perëndimor, i kërkon llogari Macron-it dhe Michel-it (FOTO)

23 Qershor 2022, 14:27| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 14:38

  • Share

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së. Fillimisht Rama ishte në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Rama duket sikur po i kërkon pikërisht shpjegim për rezultatet e takimit Michelit, ndërsa më pak i kërkon 'llogari' edhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Macronduket sikur vijon të ketë vëmendjen drejt fotos, por Rama vijon t’i flasë mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje.

Rama shfaqet i nervozuar pas takimit BE-Ballkani Perëndimor, i kërkon llogari Macron-it dhe Michel-it! Shmang kryeministrin bullgar

Lajmi kryesor:

Mbyllet mes tensionesh samiti Ballkani Perëndimor-BE, Bullgaria nuk heq veton! Rama: Premtime të bukura të pambajtura, por ne s' dorëzohemi bukur


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?