Edi Rama

Rama reagon për Metën: Nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, por sërish ngatërron dynjanë

4 Tetor 2020, 14:30| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:37

  • Share

Kryeministri Rama ka reaguar për postimin e Presidentit Meta duke u shprehur se nuk ndryshon mendim për ato që ka thënë. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se çfarë borxhi kanë shqiptarët që Meta nuk ndalet duke ngatërruar dynjanë.

"Ilir unë s'u heq asnjë presje atyre ç'kam thënë e s'kam asnjë arsye të shqetësohem ç'do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t'ua thuash çfarë borxhi të kanë që s'pushon së ngatërruari dynjanë" - shkruan Rama në Twitter.


Lajmi kryesor:

Rama e Meta ironi me njëri-tjetrin! Kryeministri: Ilir aman çfarë borxhi të kanë shqiptarët që s'pushon së ngatërruari dynjanë! Presidenti: Në takimet nga afër më thua fjalë të mira


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?