Rama reagon për mbërritjen e helikopterëve ‘Black Hawk’: Investim shumë i rëndësishëm, ndikon në modernizimin e forcave ajrore

13 Janar, 19:46| Përditesimi: 13 Janar, 19:50

  • Share

1704829640_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mbërritjen e helikopterëve të parë ‘Black Hawk’ në Shqipëri, duke e konsideruar si një investim shumë të rëndësishëm për vendin.

Ai shkruan se ky investim në bashkëpunim me SHBA ndikon në modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë duke pasur prioritet mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Cilësohen si më të mirët në botë, 2 helikopterë ‘Black Hawk’ mbërrijnë në Shqipëri! SHBA: Historike! Rama: Modernizojnë forcat ajrore të vendit


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?