Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë, qytetarët do duhet të zgjedhin një nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon, teksa nuk ka nguruar që të komentojë me ironi ish-kreun e qeverisë.
"Jam unë i zhgënjyer, qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin mes 2 pensionistëve Luljeta Bozos dhe Sali Berishën. Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët. Për çfarë të votojnë Berishën? Për t'i marrë dhe të djegin palma? Shumë e habitshme dhe nuk dua të përmend emra të tjerë se nuk është çështje emrash, por fenomeni", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese, emra për të mos i ngelur hatri! LSI njerëz me dosje nga SPAK e OFL
B.K.//ReportTv.al