Rama: Qendra në Kashar siguron kujdes shëndetësor cilësor për banorët e zonës

24 Shkurt 2021, 07:49| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 15:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një qendër shëndetësore në lagjen nr. 14 në Kashar.

Ai ka publikuar një video të investimit të bërë në këtë qendër shëndetësore dhe thotë se kjo u ka siguruar shërbim shëndetësor cilësor për banorët e kësaj zone.

Një prej mjekëve shprehet se kjo qendër ka kushte e hapësira të reja për pacientët si dhe mjete e pajisje të reja për personelin shëndetësor.

“Është një qendër e re, qoftë në hapësira të reja dhe kushte, mjete e pajisje dhe çdo gjë e re. Kuptohet që është akses shumë i mirë për të gjithë banorët e kësaj zone” – tha një prej mjekëve.

Postimi i Ramës:

Mirëmëngjes dhe me një tjetër qendër shëndetësore me standardet më të mira që i shtohet Kryeqytetit, duke siguruar kujdes shëndetësor cilësor për banorët e lagjes 14 në Kashar, me një shërbim të ri afër vendbanimit, ju uroj një ditë të mbarë.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?