Kronikë

Rama publikon videon nga ish-Sheshi Shqiponja: Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës

10 Maj 2021, 20:34| Përditesimi: 10 Maj 2021, 20:39

  • Share

Vazhdojnë prej muajsh punimet në ish-Sheshin Shqiponja, që e kanë kthyer hyrjen në kryeqytet në një kantier ndërtimi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në Facebook, ndërsa thotë se puna vijon me tre turne.

"Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës", shkruan kryeministri.

Punimet për hyrjen e re të Tiranës vijojnë, ndërsa vepra është hapur vetëm pjesërisht, duke mundësuar lëvizjen e automjete, por për përfundimin e plotë të saj do të duhen edhe disa muaj.

Vjeshta e ardhshme është parashikuar si afati kohor kur ajo pritet të përfundojë, por duke parë shpejtësinë me të cilën kanë vijuar punimet, vepra mund të përfundojë edhe më parë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?