Ali Meçi që iu ndërtua shtëpia nga tërmeti

Politikë

Rama publikon videon e qytetarit që iu rindërtua shtëpia nga tërmeti: Në fillim isha pesimist por ku u bë më shkriu gjaku, jam shumë i kënaqur

29 Prill 2021, 11:06| Përditesimi: 29 Prill 2021, 11:23

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve të tërmetit që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.

Në videon e publikuar shfaqet Meçi i cili fillimisht tregon përjetimet e tij të tërmetit dhe çadrën në të cilën ka jetuar pasi shtëpia e tij u dëmtuar rëndë.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit bëra një barake të vogël ku u strehova deri sa më erdhi çadra. Për 10 ditë u vendos çadra dhe u sistemuam aty. Jetonim 7 persona, vështirësi kishim, por s’kishim çfarë të bënim”, thekson Meçi.

Ai shprehet  se kur u informua se do të kishte një shtëpi të re ishte mjaft pesimist dhe nuk e besonte.

“Në gusht filloi rindërtimi, cik si pesimist isha por kur u bë më shkriu gjaku ”, u shpreh Meçi.

Më pas në video u shfaqe pamje të shtëpisë së re e cila u ndërtua për 4 muaj.

“Shtëpia është ndërtuar për 4 muaj. Ndërtesa është 3 plus 1 me sipërfaqe 105 metra katrorë shtëpi.” “Jam shumë i kënaqur”, tha ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 29/04/2021 17:38

    E gezofsh dhe trashegofsh shtepine e re, te bukur e te forte, zoti Ali Meçi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?