Edi Rama

Rama publikon videon e kantierit Milot-Thumanë-Tiranë, premton: Së shpejti nisim me hapjen

4 Shtator 2020, 08:49| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 08:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video nga ndërtimi i rrugës Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se së shpejti do të nisë hapja e këtij kantieri.

"Mirëmëngjes dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Veriun e Shqipërisë, ku së shpejti nisim me hapjen e kantierit të madh Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit, si edhe pak më pas me Milot – Muriqanin, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 04/09/2020 17:51

    "pas pak Muriqan -Milot" do thot pas 10 vitesh.Asgje ne 8 vite pushtet nuk e fillove nga koka o Edo....cdo gje per se prapthi si vet qeveria.

    Përgjigju
  • BENI: 04/09/2020 17:04

    KE te drejte shkodran rruga nga shkodra ne tirane eshte mizerje,,,rruge nje me nje ,,,turp mijera shqiptare jane vrare ne kete rruge ,,kush mban pergjegjsi per kete,,,kush e projektoi kete rruge te futet ne burg dhe financuesi...

    Përgjigju
  • Xha Sillo: 04/09/2020 14:00

    Rruge te behen, por kam frike si shume te tjera fsheh dhe kjo pangopesine e politiqenerve tane. Shpresoj te mos behen realitet akuzat e ngritura per sa i perket shfrytezimit te akseve tashme ekzistuese, per ti kthyer me kete projekt ne rruge me pagese. Do te ishte vertet e pafalshme.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 04/09/2020 10:03

    Nga Shkodra ne Milot si do behet? Apo e ka fajin Voltana???

    Përgjigju
    • Thjeshtesi: 04/09/2020 11:04

      Nga Shkodra ne Milot me sa di une ka rruge. Po ta laxosh edhe nje here lajmin do informohesh qe pas pak kohesh do ndertohet Muriqan-Milot dhe qe ta dish se ndoshta nuk ke qene ngeles ne gjeografi, Muriqani ndodhet ne bashkine Shkoder. Hahaha, sa koment te bukur qe te kam bere o shkodran.

  • Robshi: 04/09/2020 09:14

    Me kete mashtruesin e ardhmja eshte fantastike qe para 7 vitesh.... vetem e tashmja ka pak si shume probleme....

    Përgjigju
    • Toni: 04/09/2020 11:43

      E tashmja ka probleme të së kaluarës që i trashëguam nga axha yt,Sali Lulush Gërdalla!! Me Ramën premtimet bëhen realitet jo show politik siç bënin shpellaristët e tu të dashur!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?