Rama publikon video nga Thumana: Infrastruktura e re po i jep trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial

23 Janar 2021, 09:04| Përditesimi: 23 Janar 2021, 09:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga lagjja e re e Thumanës, për të cilën shkruan se infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial.

Mes të tjerash Rama, shkruan se javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, të cilat po rindërtohen, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntor 2019.

“Mirëmëngjes, dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?