Rama publikon video nga punimet në rrugën e Arbrit: Për ata që thonë se është investuar vetëm në jug (VIDEO)

6 Gusht 2020, 08:05| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 08:57

  • Share

TIRANË- Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t'u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.

"Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri", shkruan Rama, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe video nga punimet në këtë rrugë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nik: 06/08/2020 18:04

    Bravo edi rama drejt mandatit te 3

    Përgjigju
  • Dik: 06/08/2020 09:45

    Leje mos e thuaj se duket vetë se është shumë "cilësore"! Edhe në lumë e kanë bërë me kthesa dhe valëzime siç ju ka ardhur për mbarë eskavatorëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?