Grafiku i naftës në bursë

Rama publikon tabelën e naftës në bursë: Grafiku tregon kërcimin e çmimit që lidhet me luftën, mos bini pre e daulleve të dezinformimit

16 Mars 2022, 12:49| Përditesimi: 16 Mars 2022, 15:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik të lëvizjes së çmimit të naftën në bursë, ku thotë se kjo tregon pikërisht se kjo rritje përtej të imagjinueshmesh ndodhi për shkak të luftës. Rama tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e zhurmës së dezinformimit.

“A ka apo s'ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dezinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë. Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësish se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikërish me nisjen e luftës. Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Por këtë herë - kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore - kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt”, shkruan Rama.

Grafiku i naftës në bursë


Lajmi kryesor:

Bie me 8 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri më 21 mars, dje ishte 211 lekë! Edhe benzina më e lirë, 206 lekë për litër


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?