Kryeministri Edi Rama

Rama publikon shifrat: Rritja e inflacionit në Shqipëri është më e ulëta në rajon

9 Qershor 2022, 19:19| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 19:31

  • Share

Teksa është përballur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimeve në vend, kryeministri Edi Rama sjell shifrat e inflacionit.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar të dhënat ku krahason vendin tonë me rajonin. Sipas Ramës, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon.

Kryeministri ka vijuar se për këtë ka ndikuar rritja e prodhimit vendas si dhe mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë.

“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mashtrim: 09/06/2022 19:46

    Kur i intereson nuk ka informalitet, kur nuk i intereson ka shume informalitet dhe hajde taksojme biznesin e vogel.

    Përgjigju
  • Znd: 09/06/2022 19:45

    KM rrumpalla godet perseri. 1. C’me rruhet mua per inflacionin ne rajon? Cfare mendon, se po ben nje pune me te mire se kryetrapat rajonal qe ka sot ballkani? Nje m* jeni te gjithe. Ti je me gomari! 2. Nuk pajtohem me perqindjen e inflacionit qe publikon. Llogaritja e inflacionit nga qeveria e jote eshte thjeshte gomarllik, sepse tregon thjeshte njeren ane te ekuavionit ekonomik. Nr. qe duhet te publikoni eshte inflacioni i vertete (% e rritjes se cmimeve minus perqindjen e rritjes se te ardhurave familjare). Te ardhurat familjare i ke negative nga charslliku qeverises dhe ekonomia tutkuno uracake qe ben. Nese perfshin edhe humbjen e te ardhurave do shikosh qe inflacioni qe ke eshte nder me te medhenjte ne europe. Km pk!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?