Politikë

Rama publikon pamjet panoramike nga Bypass-i i Vlorës: Një destinacion ri për t’u zbuluar

17 Korrik 2021, 10:23| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 08:46

  • Share

Pamje panoramike janë ato që shfaqen në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Bypass-in e Vlorës.

Kreu i qeverisë shkruan se tashmë ky është një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, dhe gjithashtu është një destiancon i ri për t’u zbuluar.

Baypass-i i Vlorës, nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.

‘Mirmëngjes dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë. Nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.’- shkruan Rama.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku inauguruan një ditë më parë Bypass-in e Vlorës.

Ministrja Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, si dhe do të monitorohet e gjitha me radar. Ministrja tha se rruga mund të përshkohet për 20 minuta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, tha se ky është një lajm i shumë pritur dhe se rruga do të kalohet më një lehtshmëri shumë të madhe. Rama theksoi se ky udhëtim fut në klimën e pushimit çdo vizitor për shkak të pamjes panoramike.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Truth hurts: 17/07/2021 14:30

    Nuk është hapur... Propagandë... Sot ishte mbyllur rruga... Cfarë njerëz të vegjël jeni

    Përgjigju
  • andi: 17/07/2021 12:14

    ishte i gjate dhe i tmerrshem. nje zhgenjim i madh. e kam bo mbreme me nate, pa trafik dhe me shkoi mbi 45 minuta nderkohe qe rrugen e zakonshme e ha per 25 minuta ne te njejtat rethana

    Përgjigju
    • Ceni: 17/07/2021 15:08

      29 km per 45 min. I bie qe ke ecur me 40 km/h. Besoj se mund te ecje me dyfishin e shpejtësisë edhe ta beje per 20 min.

  • Vari lesht: 17/07/2021 10:25

    Eshte ingauruar vetem per kryeministrin qe i tregojne ai shkohet aty ekspertet dangalle, se per popullin nuk eshte se nuk ka nje tabele si shkohet. Madje edhe nje tabele qe eshte eshte e vjeter dhe me shume te ngaterron se te detyron te shkosh ne rrugen transballkanike! Mjere per ju qe e keni mendjen vetem me vjedh e me bi sikur punoni. Gjysma gjysma i leni gjerat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?