Kronikë

Rama publikon pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës: Puna po vazhdon

18 Maj 2021, 20:13| Përditesimi: 18 Maj 2021, 20:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon pamjet e Unazës së Madhe në Tiranë të përfunduar në pjesën e zonës së TEG-ut. Rama shkruan se puna vijon për përfundimin e saj, në të cilën po punohet njëkohësish në disa lote.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj do të bëhet në vitin 2023 duke sjellë lehtësim të trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Më pas puna vijoi me segmentin prej 13.5 kilometrat nga Farka te rrethrrotullimi i TEG deri te Pallati me Shigjeta dhe më pas u hap dhe segmenti që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri prej 5.5 kilometrash. Punimet po vijojnë njëkohësisht edhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, ku deri tani janë hapur 3 tunele nëntokësore si dhe me dy segmentet e fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?