Pamje nga tuneli

Politikë

Rama publikon pamje nga tuneli i Skërficës në Kardhiq-Delvinë: 50% e punës e realizuar, po ecën me ritme të shpejta

30 Qershor 2021, 15:40| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 15:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Ky tunel shkruan Rama është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

Ndërkaq kryeministri thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

"Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", thotë Rama.

Kryeministri nënvizon se përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?